Jordan Veretout nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos dhe është pranë rikthimit te Marseille.
Klubi francez ka arritur akordin me Romën mbi bazën e huazimit me detyrim blerjeje për shifrën e 10 milionë eurove.
Gjithashtu marsejezët kanë arritur marrëveshje edhe me mesfushorin për një kontratë 4-vjeçare me pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.
Megjithatë së fundi kanë qenë tifozët e Marseille ata që kanë ngadalësuar transferimin, pasi kanë dalë kundër mesfushorit. Referuar disa sjelljeve të tij të mëparshme, tifozët e Marseille janë shprehur se Veretout nuk është i mirëpritur.
Drejtuesit e klubit francez janë ndalur momentalisht, megjithatë në ditët e ardhshme pritet të zgjidhet edhe kjo situatë./SS/
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...