Negociatat në mes të Romës dhe Paris Saint-Germain për Georginio Wijnaldum kanë përparuar dhe kanë mbetur vetëm detalet që ajo të përfundojë
Mesfushori ju bashkua PSG-së si agjent i lirë verën e kaluar pasi që u largua nga Liverpool, por nuk ka treguar vlerat e tij pavarësisht 38 paraqitjeve me PSG në të cilat ai shënoi tri gola dhe bëri tri asiste.
Të gjithë besojnë se kjo lëvizje do të finalizohet, pasi që dy klubet janë në fazën finale të transferit.
Fillimisht PSG kërkoi 10 milionë për ta shitur holandezin, por tani ata mund ta lejojnë atë që të largohet si i huazuar me opsion blerjen.
Si kthesë e kësaj, Paris Saint-Germain po ashtu ka kërkuar nga Roma që të paguajnë tërë pagën e Wijnaldum gjatë huazimit, pra jo si më parë ku është thënë se do t’i ndajnë shpenzimet.
Ata janë duke vazhduar që t’i diskutojnë kushtet e marrëveshjes por para se gjithash të dy palët besojnë se shpejt do të këtë marrëveshje./GE
Osmani përgëzon Ramën për progresin e Shqipërisë në rrugën d...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...