Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka mbajtur fjalimin e tij në konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë se me këtë konferencë ndërqeveritare, Maqedonia e Veriut fillon fazën e fundit të rrugës së saj drejt anëtarësimin e plotë në BE.
Sipas tij, sot është një ditë historike për Maqedoninë e Veriut, e shumëpritur dhe e merituar.
“Sot është ditë historike për ne, e shumë pritur dhe e merituar. Pas 17 vitesh po hedhim hapin kyç në rrugën e realizimit, ëndrra jonë shumëvjeçare e gjeneratave për të cilën shumica dërrmuese e qytetarëve, dhjetëra krerë tanë të shtetit, përfaqësues politikë, sektori civil, akademik dhe shkencor, biznesmenë, gazetarë dhe punonjës të medias dhe mijëra nëpunës civilë, punuan me përkushtim për shumë vite”, tha ai./arbresh.info/
Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, l...
“Sikur e ndjente që do të ishte takimi i fundit”- Djali i rr...
Basha bën homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendi, Nex...
Kthimi i diasporës, në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosov...
Nis numërimi i votave me postë nga diaspora
Tragjedia në Zvicër, shkon në 47 numri i viktimave nga zjarr...