Drita ka arritur të shënojë fitore të madhe në Prishtinë, duke e mposhtur me rezultat 3:0 ekipin finlandez, Inter Turkun.
Kjo fitore e dërgon ekipin gjilanas në raundin e dytë kualifikues të Conference Leagues.
Ende pa u rehatuar si duhet tifozët në “Fadil Vokrri”, Drita arriti të kalonte në epërsi dhe të barazonte rezultatin e përgjithshëm në 1:1.
Ishte Simonovski i cili realizoi në minutën e dytë të ndeshjes.
Një gol i nevojitej Dritës për të pasur epërsinë e përgjithshme, por ai nuk erdhi në pjesën e parë.
Tifozët e shumtë në “Fadil Vokrri” shpërthyen në festë në minutat e para të pjesës së dytë.
Shkaktari ishte Arbnor Muja i cili realizoi dy herë brenda dy minutave.
Fillimisht, Muja shënoi në minutën e 49-të, duke “elektrizuar” tifozët vendas.
Menjëherë, dy minuta më pas, sërish ish-lojtari i Trepçës’89 realizoi për 3:0 duke i dhënë qetësinë e madhe ekipit të tij.
Më pas, ndeshja nuk prodhoi gola dhe Drita arrin të kalojë tutje në raundin e dytë kualifikues të Conference Leagues.
Aty, gjilanasit do të takohen me ekipin nga Belgjika, Royal Antwerp.
Vetaksident në Pejë, lëndohet një person
Gerard Piqué raportohet se rikthehet nga pensionimi për të l...
Formimi i Qeverisë dhe konstituimi i Kuvendit parakusht për ...
85 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Kurti: Rezultati zgjedhor është i qartë, pengesat për formim...
Policia jep detaje për zjarrin në Prizren, ku humbi jetën nj...