Partia Lista Serbe ka reaguar pasi Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm zhvilloi një aksion në Shtërpcë, ku largoi kamerat ilegale të vendosura në këtë qytet.
Sipas kësaj partie politike aksioni ishte politik dhe i drejtuar kundër popullatës serbe në komunën e Shtërpcës.
“Policia e Kosovës këtë mëngjes ndërmori një tjetër aksion, të gjashtin me radhë, nëpër disa lokacione në komunën e Shtërpcës, duke larguar kamerat e sigurisë. Fakti se aksioni u ndërmor në ditë feste konfirmon se aksioni ishte politik dhe i drejtuar kundër popullatës serbe në komunën e Shtërpcës”, thuhet në reagimin e tyre në ‘Facebook’.
Kjo parti ka kërkuar që menjëherë të ndalen, siç i kanë quajtur ata, “ngacmimet ndaj serbëve në Kosovë, sepse serbët do të detyrohen të përdorin të gjitha mjetet për t’iu kundërvënë këtij lloj provokimi”. /arbresh.info/
Premtuan shërim jashtë shtetit: Policia arreston dy persona ...
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...
Gjilan: I mituri godet babanë me sëpatë, dërgohet në gjendje...
Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ...
DASH: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës
Sot rivarroset dëshmori Agron Gjocaj