Pas garës shumë atraktive, Kulla 2022, që u zhvillua në fundjavën që shkoi, automobilistët kthehen në shtigjet e rrafshëta, konkretisht në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, ku të dielën mbahet gara Drag Race, e dyta për këtë vit.
Dashamirët e shpejtësisë do ta kenë rastin të shohin numër të madh të veturave, me pjesëmarrës nga Kosova, vendet e rajonit dhe nga diaspora.
Auto Klubi Eurogoma RT dhe Federata e Auto Sportit e Kosovës janë duke i bërë përgatitjet e duhura në mënyrë që gara të ketë rrjedhë sa më të mirë, por gjithsesi se kontribut në këtë drejtim mund të japin të gjithë pjesëmarrësit, pavarësisht në çfarë cilësie do të jenë të pranishëm./arbresh.info/

Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...
Benita: Big Brother mbani premtimet, votat edhe faktet i kem...
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran/ Uashingtoni akuza Teher...
Ruben Loftus-Cheek e ka thyer nofullën, pas lëndimit në ndes...
Ron Raçi shkëlqen në fitoren e Hajdukut ndaj Rijekas