Tashmë është edhe zyrtare. Florian Marku meçin e radhës do ta zhvillojë në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook, boksieri shqiptar e konfirmoi se meçi i radhës që do të jetë këtë verë do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ai tha se ishte ëndërr që nga fëmijëria që të boksonte në Shqipëri.
“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që janë nëpër botë. Dua t’iu lajmëroj se ndeshja në stadiumin “Air Albania” për këtë verë eshte vendosur. Të shtunën ju tregoj datën e çdo detaj tjetër. Që kur kam qenë fëmijë ëndrra ime ka qenë të ndeshem në mes të Shqipërisë para jush. Mezi pres”, ishin fjalët e tij.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Deco dhe Flick përcaktojnë prioritetet e Barcelonës në afati...
Papa Leo XIV mban Meshën e parë të Krishtlindjes që nga marr...
Sallahu vlerëson punën e stafit të MD-së dhe rezultatet inst...
Stuhia godet Kaliforninë, shkaktohen përmbytje masive dhe ev...
Kryeministri Rama uron besimtarët: Gëzuar Krishtlindjen!