Përfundon gjithçka, Asllani kryen testet mjekësore dhe nënshkruan me Interin

19:32 | 29 Qershor 2022
KRG

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Kristjian Asllani tashmë ka përfunduar testet mjekësore tek skuadra italiane, Inter, ndërsa nënshkrimi i kontratës dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Lajmin e kanë konfirmuar dy ekspertët e transferimeve, Ginaluca DiMarzio dhe Fabrizio Romano, përcjell arbresh.info.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @gianlucadimarzio.com

Sipas tyre, Nerazzurët, tashmë kanë arritur marrëveshje me ish-skuadrën e Asllanit, Empoli, ku kartoni i tij, i ka kushtuar plotë 14 milionë euro.

20-vjeçari thuhet ta ketë nënshkruar kontratën dhe më pas është larguar nga zyrat e Interit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale