Adnan Januzaj afër kalimit tek klubi italian

17:50 | 28 Qershor 2022
KRG

Lojtari me prejardhje kosovare, Adnan Januzaj pritet të largohet nga skuadra spanjolle, Real Sociedad, ndërsa karrierën e tij do të vazhdojë në ligën italiane.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Januzaj është shumë afër transferimit tek skuadra e Napolit, ndërsa bëhet e ditur se trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka filluar bisedimet me rrethin e lojtarit, përcjell arbresh.info.

Napoli ka kohë që ka shprehur interesim për kosovarin, por asnjëherë nuk kanë mundur ta finalizojnë transferimin, ndërsa në këtë merkato, gjasat që t’i sigurojnë shërbimet e Januzajt janë të mëdha, pasiqë kosovari ende nuk ka mundur ta rinovoj kontratën me skuadrën spanjolle. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale