AS Monaco ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e Takumi Minaminos nga Liverpooli.
Klubi francez bëri të ditur se 27-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
“Është një gëzim i madh për mua të bashkohem me AS Monaco. Jam i lumtur që jam pjesë e projektit të klubit. Mezi pres të zbuloj mjedisin tim të ri dhe të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ekipin”, tha Minamino për faqen zyrtare të klubit të tij të ri.
L’AS Monaco est heureux d’annoncer l’arrivée de @takumina0116 ??
Le milieu de terrain offensif international japonais, 27 ans, s’est engagé pour 4 saisons, jusqu’en juin 2026.#WelcomeTakumi
— AS Monaco ?? (@AS_Monaco) June 28, 2022
Liverpooli i ka të garantuara 15 milionë euro nga shitja e sulmuesit japonez.
Klubi anglez mund të përfitojë më vonë edhe tre milionë të tjera në formë të bonuseve, shifër e cila varet pastaj nga arritjet e lojtarit.
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...