Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, ka shprehur jo interesim për të qëndruar më tek skuadra angleze, Chelsea dhe tashmë pritet të kthehet të ish-skuadra e tij, Inter.
Tashmë, rikthimi i Lukaku tek Interi është vetëm çështje orësh, ndërsa nesër pritet t’i përfundoje testet mjekësore dhe të nënshkruhet marrëveshja.
Guiseppe Marotta, CEO i skuadrës së Interit, e ka konfirmuar lajmin, pasiqë është pyetur nga gazetarët.
“Kur do të vijë Lukaku? Mendoj sonte”, kështu është shprehur ai kur është pyetur rreth ardhjes së belgut, përcjell arbresh.info.
#Inter, #Marotta: “#Lukaku? Penso arrivi stasera”
? @dariomarchetti7 pic.twitter.com/fH6FZVH3NZ— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) June 28, 2022
Drejtori gjeneral i Interit gjithashtu është pyetur se kur do të vijë Dybala dhe përgjigja e tij ishte vetëm një buzëqeshje në momentin që po futej në makinë.
Chelsea do të përfitojë tetë milionë euro nga huazimi i Lukakut, e që do të jetë pa të drejtë blerje. /arbresh.info/
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...