Mesfushori holandez, Frenkie de Jong, pritet të largohet nga skuadra spanjolle, Barcelona.
Ndërsa interesim për kartonin e tij ka shprehur skuadra angleze, Manchester United.
“Djajtë e Kuq”, më herët kanë nisur një ofertë në drejtim të katalunasëve, por kjo është refuzuar.
Ndërsa tani kanë përgatitur një ofertë ku janë shprehur të gatshëm të ofrojnë plotë 65 milionë euro si dhe 20 milionë të tjera në formë bonuse, përcjell arbresh.info
Kjo shumë pritet të pranohet nga Barcelona, pasiqë kartonin e holandezit e kanë konsideruar të vlefshëm 60 deri në 75 milionë euro.
Katalunasit, me parat e shitjes së de Jongut do të hyjnë në garë për të blerë kartonin e lojtarit të Manchester Cityt, Bernardo Silva.
Mbetet të shihet nëse dy skuadrat do të bien dakord për transferimin e Frenkie de Jong. /arbresh.info/
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...