Skuadra angleze, Chelsea është në kërkim të zëvendësimit të Antonie Rudiger i cili para disa ditësh është zyrtarizuar tek skuadra spanjolle, Real Madrid.
Holandezi nuk dëshiron të qëndrojë më tek Juventusi, andaj nuk ka shprehur interesim për të filluar diskutimet me “Zonjën e Vjetër”.
Marrëveshja e De Ligt në Allianz Stadium skadon në qershor 2024 dhe ai ka një klauzolë lirimi prej 125 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij duke filluar nga kjo verë. Do të rritet në 140 milionë euro në vitin e fundit të kontratës së tij në Torino.
Sipas raportimeve të fundit në mediat italiane, Chelsea ka shprehur interesim të madh për holandezin, duke i ofruar 40 milionë euro plus edhe lojtarin gjermani Timor Werner, por këtë ofertë, “Zonja e Vjetër” është duke e konsideruar si të mangët.
Sky Sport Italia dhe Calciomercato.com raportojnë se Juventusi e pëlqen Ëernerin dhe janë të hapur për ta përfshirë atë në marrëveshje, megjithëse presin një ofertë më të lartë nga Chelsea, të paktën shumë 70 milionë euro. / arbresh.info/
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...