Armando Broja është prioriteti kryesor i West Ham Unitedit.
Sulmuesi shqiptar shkëlqeu sezonin e fundit në fanellën e Southampton, ku ishte i huazuar nga Chelsea dhe kështu ka marrë vëmendjen e shumë klubeve.
West Ham United është një prej klubeve të interesuara dhe Broja besohet se është prioritet i këtij klubi.
Sipas “Sky Sports”, “Çekanët” janë duke e përgatitur një ofertë prej afro 35 milionë eurosh për 20-vjeçarin.
Për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë besohet se interesim kanë shfaqur edhe Napoli, Atalanta, Borussia Dortmundi, Lazio e Evertoni.
Armando Broja me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00
Kurti: Dil dhe voto, mos e le për moment të fundit – J...
Përditësohen të dhënat, deri tani kanë votuar mbi 583 mijë q...
Florent Hasani vazhdon shkëlqimin tek Boluspori, realizon go...
Partia Guxo: Po ushtrohet presion dhe po kontrollohet vota e...
LDK sot mban konferencë për media