“Dua të vazhdoj të luaj në klubin më të madh në botë”

12:03 | 21 Qershor 2022
KRG

Real Madrid do ta rinovoje kontratën me super yllin brazilian, Vinicius Jr.

Ditëve të fundit, në media është spekuluar  një largimi i mundshëm i brazilianit nga skuadra e “Los Blancos”.

Por, së pari ka vendosur presidenti i klubit, Florentino Perez të deklarohet duke siguruar të gjithë se 21-vjeçari nuk do të largohet dhe se do të rinovojë kontratën me mbretërit, përcjell arbresh.info.

Brazilian gjithashtu në një intervistë për Globo Esporte, ka folur për të ardhmen e tij.

“Dua të vazhdoj të luaj në klubin më të madh në botë”,tha Vinicius për Globbe Sports.

“Carlo Ancelotti është një trajner që gjithmonë përpiqet të na ndihmojë dhe të na japë besim”, përfundoi ai.

Gjatë sezonit 2021/22, Vinicus ka arritur 53 paraqitje, ku ka shënuar 22 gola dhe ka krijuar 20 asistime. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale