Në tetë vite pjesë e Real Madrid, Toni Kroos ka rezultuar si një nga futbollistët më të rëndësishëm për Los Blancos teksa mesfushori ka qenë thelbësor në triumfin e Champions League, La Liga apo edhe të tjerë trofeve që spanjollët kanë koleksionuar në këto vite.
Mirëpo, tashmë kur duket se cikli i gjermanit me madrilenët është mbyllur dhe në kontratën mes palëve mbetet edhe një vit, Real Madrid është gati t’i ofrojë edhe njëherë mundësinë e rinovimit të kontratës deri në vitin 2024.
Pavarësisht se në mesfushë tashmë ka emra të rinj si Camavinga apo Tchouameni, Realit i duhet ende eksperienca e Kroos.
Megjithatë, 32-vjeçari për momentin ka kërkuar kohë duke qenë se kërkon të shqyrtojë edhe opsione të tjera, ndërsa në disa raste Kroos e ka theksuar se mund të marrë edhe vendimin ekstrem për t’i dhënë fund karrierës pavarësisht moshës së re./SS/
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet
E shqeu fletëvotimin e gruas në shenjë revolte, shoqërohet n...
DnV evidenton 13 raste të fotografimit të votës
18.40% është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00
Ish-ambasadori holandez për zgjedhjet në Kosovë: Më e mira p...
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e...