Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , sot, 25.05.2022 (e mërkurë), do ta mbajë mbledhjen e rregullt të 48-të, në të cilën në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Sipas rendit të ditës, në mbledhje do të shqyrtohet Propozim-vendimi për përcaktimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2023.
Në mbledhjen e sotme të 48-të, do të shqyrtohet Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për partneritet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për menaxhim me grant Marrëveshjen për ndihmë teknike, nën Programin IPA Maqedoni e Veriut – Kosovë.
Në këtë mbledhje para ministrave do të gjendet edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion arsimor, si dhe propozim-programi për ndryshimin e Programit për ndërtim dhe rikonstruim të shkollave fillore për vitin 2022, që vijnë nga Ministra e Arsimit dhe Shkencës.
Qeveria sot do të deklarohet edhe në lidhje me informacionin me Propozim-strategjinë nacionale për barazi dhe mosdiskriminim 2022-2026, me Strategjinë nacionale për Barazi dhe mosdiskriminim 2022-2026./arbresh.info/
Osmani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes ka hapur rru...
Tifozët e Lille shpalosën një pankartë të turpshme kushtuar ...
Trump urdhëron publikimin e të gjitha dokumenteve për UFO-t ...
Kryetari i New York-ut: Ramazani është muaji im i preferuar
Takimi i Bordit të Paqes në Washington, Rama ndan momentet d...
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës