Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur konferenë për medie.
LDK po e konsideron vitin 2022 si vit të vështirë në aspektin ekonomik.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar edhe shpërndarjen e 100 eurove për disa kategori në Kosovë, pasi sipas saj nga këto mjete nuk përfshihen të papunët.
“Nuk ka artikull nga shporta e konsumatorit, çmimi i të cilit nuk është dyfishuar dhe në shumë sektorë ka përkeqësim të gjendjes. Me pakon 100 milionë euro ku qeveria kërkon zgjidhje për krizë ekonomike la jashtë të papunët. Pasi dyfishoi çmimin e energjisë dhe kur inflacioni arriti shifrat dy shifrore me shumën prej 100 euro po mundohet të ndihmojë sektorin publik e privat. Sa i përket krizës energjetike se çfarë bëri mazhoranca për komisionin hetimor dhe është e drejtë kushtetuese shumë i rëndësishëm. Bllokimi i institucioneve të pavarura janë bllokuar qindra miliona investime kapitale. Organi shqyrtues i prokurimit nuk është funksional qe një kohë të gjatë. Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar 42 kontrata në vlerë 9 milionë euro”, tha ajo./arbresh.info/
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave