Ditën e sotme është mbajtur manifestimi përkujtimor për 98-të të rënët e fshatit Rezallë në Skenderaj.
Vesel Aruçaj njëri nga familjarët e të rënëve në masakrën e Rezallës ka thënë për arbresh info se në fshatin e tyre nuk ka asnjë familje që se ka dikënd të vrarë apo të humbur.
“Në fshatin e Rezallës nuk ka as edhe një familje qe s’ka dy deri në tre persona të humbur për këtë vend”, tha ai.
Sipas tij, gjithkush nuk e ka pas fatin që me ra dëshmor për këtë vend dhe vetëm njerëzit e mirë i ka marrë kjo tokë.
Kurtishaj shton se në kohën para se me ndodh masakra një plakë i këtij fshati del dhe i thotë burrave që edhe nëse vdisni, vdisni si burrat.
“Para se mi pushkatua serbët del një plakë i Rrezallës e ngul kroqin edhe ja bon:
Edhe nëse vdisni, vdisni si burrat”, thotë ai.
Ai përshkruan historinë se si një serb i ka ofruar një shqiptarit një cigare dhe ai e ka refuzuar duke i thënë jo se ti je “biri i shkinës”, “Janë dek po janë dek si burrat”, thotë Aruqaj./arbresh.info/
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...
Edi Rama e nis ditën me një foto simbolike me flamurin e Shq...
Orteku në Kaliforni, 10 skiatorë të zhdukur dhe gjashtë të t...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia