Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin diskutoi me Këshillin e Sigurisë për çështjen e përditësimit të politikës së jashtme të vendit të tij, transmeton Anadolu Agency.
Ai zhvilloi një takim me anëtarët e Këshillit të Sigurisë ku para takimit për mediat ai tha se do të diskutojnë çështjet lidhur me përditësimin e politikës së jashtme të Rusisë.
Duke ndarë informacionin se Ministria e Jashtme ruse ka përgatitur një projekt-dokument për këtë çështje, Putin tha: “Sigurisht që kjo përfshihet në kategorinë e dokumenteve lidhur me planifikimin strategjik. Ministria e Jashtme ka marrë në konsideratë ndryshimet e fundit që ndodhën në botë. Këtu janë pasqyruar ndryshime të rëndësishme që janë realizuar në politikën ndërkombëtare në 5 vitet e fundit”.
Putin theksoi se ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov do të paraqesë një raport për çështjen në fjalë.
– Propozimet e Rusisë lidhur me garancitë e sigurisë
Rusia në dhjetor 2021 i përcolli SHBA-së dhe NATO-s dy projekt-marrëveshje që përfshijnë propozimet e ndryshme lidhur me garancitë e sigurisë.
SHBA-ja dhe NATO më 26 janar u dha përgjigje me shkrim këtyre propozimeve.
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...
Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kal...
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...