Një grua u vra dhe katër persona të tjerë u plagosën pas të shtënave në një hotel në Washington.
Policia e Metrosë së DC iu përgjigj një raportimi për të shtëna para orës 4 të mëngjesit në një hotel, ku zbuluan katër persona me plagë me armë zjarri.
Derisa sipas policisë viktima e pestë u gjet pak më vonë dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë dhe më pas u konstatua se ka vdekur.
Policia njoftoi se katër viktimat e tjera po trajtohen në një spital të zonës, ku njëri duhej të transportohej dhe tre të tjerët shkuan vetë për trajtim.
Sipas policisë, të shtënat kanë ndodhur teksa në hotel po zhvillohej një festë. Oficerët i thanë FOX 5 DC se të paktën një viktimë u zbulua në korridorin e hotelit, transmeton Klankosova.tv.
Ka pasur 11 vrasje deri më sot në qark këtë vit, sipas të dhënave të departamentit të krimit të DC Metro.
Kurse sipas policisë së Metrosë në DC një hetim mbi të shtënat ishte duke u zhvilluar.
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...
Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kal...
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...