Deputeti i PD-së, Lulzim Basha nuk e ka kujtuar ende 23 vjetorin e masakrës në Reçak.
Sot kur janë mbush 23 vite që nga masakra e Reçakut, për dallim nga liderët brenda dhe jashtë vendit, Basha nuk ka ndarë kohë që të shkruaj disa rreshta për këtë masakër.
Kosova përkujton sot 23 vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.
Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq./arbresh.info/
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur
Kjo është deklarata e Pavarësisë së Kosovës e shpallur para ...