Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në vizitën zyrtare në Gjermani u prit në takim nga Joachim Herrman, ministër Shtetëror i Ministrisë për Punë të Brendshme, Sport dhe Integrim, i Landit të Bavarisë.
Sveçla në këtë takim kërkoi mbështetjen e tij në votimin që pritet të mbahet në çerekun e parë të këtij viti për njohjen reciproke të patentë shoferëve.
Herrmann falënderoi ministrin Sveçla për vizitën dhe shprehi mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e mirë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Ai gjithashtu u shpreh për interesimin e tij për fuqizimin e këtij bashkëpunimi dhe me tutje në fushat me interes për të dy palët.
Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit konkret në luftimin e trafiqeve të ndryshme, shkëmbimin e informatave, përfshirë këtu dhe migrimin ilegal si dhe shprehi gatishmërinë e tij për vazhdimin e mbështetjes konkrete për Kosovën.
Sveçla falënderoi ministrin Herrman për mikpritjen dhe mbështetjen që Landi i Bavarisë ka dhënë për Kosovën, sikurse mbështetja e tyre për procese të rëndësishme siç është anëtarësimi në Interpol dhe lehtësimi i procedurave të ndryshme për shtetasit kosovar që jetojnë në Bavari.
Gjithashtu, ministri Sveçla kërkoi mbështetjen e tij në votimin që pritet të mbahet në çerekun e parë të këtij viti për njohjen reciproke të patentë shoferëve.
Ai gjithashtu e njoftoi atë me prioritetet dhe rezultatet e arritura deri më tani, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe sfidat konkrete në këtë fushë.
“Si ministër i Punëve të Brendshme është e rëndësishme të shpreh gatishmërinë time për të punuar shumë ngushtë në fushat e interesit të përbashkët dhe përmes bashkëpunimit të hapur dhe të sinqertë, komunikimit dinamik për të arritur objektivin e përbashkët të rritjes së sigurisë në përgjithësi”.
Të dy u dakorduan se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe intensifikojnë projektet e përbashkëta si në fushën e avancimeve të kapaciteteve njerëzore, po ashtu dhe në avancimin e teknologjisë për luftimin e formave të ndryshme të krimit./arbresh.info/
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave