E mitura shtatzënë shkon në Gjinekologji, bashkë me burrin policia i dërgon në burg

08:58 | 12 Janar 2022
A Z

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një e mitur është pranuar në repartin gjinekologjik në QKUK e cila ishte shtatzënë dhe e njëjta ishte duke bashkëjetuar me një mashkull të mitur kosovar.

Sipas policisë, në lidhje me rastin, në cilësinë e të dyshuarit janë intervistuar të dy meshkuj.

Ndërsa, me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Fsh. Dubravë Ferizaj.2021. Raportohet se viktima femër kosovar e mitur është pranuar në repartin gjinekologjik në QKUK e cila ishte shtatzënë dhe e njëjta ishte duke bashkëjetuar me një mashkull të mitur kosovar. Në lidhje me rastin, në cilësinë e të dyshuarit janë intervistuar të dy prindërit (të viktimës dhe të dyshuarit) meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit (prindërit) dërgohen në mbajtje./arbresh.info/

Të ngjashme