Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka vizituar sot zyrtarin policor i cili u sulmua me thikë nga një i dyshuar gjatë kohës sa ishte në detyrë.
Sipas njoftimit të policisë, Mehmeti së bashku me Drejtorin e Departamentit për Operacione, Gazmend Hoxha, kanë vizituar stacionin policor në Komunën e Suharekës, ku janë pritur nga Drejtori rajonal i Prizrenit, kolonel Faton Alija.
Njoftimi i plotë nga policia:
Sot më 11.01.2022, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti, bashkë me Drejtorin e Departamentit për Operacione z. Gazmend Hoxha vizituan stacionin policor në Suharekë, rajoni i Prizrenit.
Gjatë kësaj vizite ata u pritën nga Drejtori rajonal i Prizrenit Kolonel Faton Alija dhe komandanti i stacionit policor në Suharekë me stafin e tij, ku nder të tjera u diskutua për angazhimet policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, rezultatet e deritanishme si dhe objektivat dhe planifikimet për vitin 2022.
Gjithashtu, Drejtori Mehmeti realizoi një vizitë në shtëpinë e zyrtarit policor i cili ditë më parë u sulmua dhe mori lëndime trupore nga një i dyshuar, gjatë intervenimit në një rast të dhunës në familje në Suharekë.
Personi i dyshuar tani më i arrestuar, i cili sulmoi zyrtarin policor vlerësohet si recidivist i dhunës në familje, por edhe i veprave të tjera penale.
Drejtori i Përgjithshëm z. Mehmeti, zyrtarit të lënduar i dëshiroi shërim sa më të shpejtë, shprehu mbështetjen e plotë dhe vlerësoi lart përkushtimin e tij, që gjatë realizimit të detyrës zyrtare me vetëmohim ka vepruar duke intervenuar në parandalimin e dhunës në familje duke rrezikuar edhe jetën./arbresh.info/
![]()
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave