40 milionë euro, kjo është shuma që Aston Villa duhet të paguajë në qershor të 2022 nëse dëshiron ta mbajë Coutinhon.
Edhe zyrtarisht, Philippe Coutinho është larguar nga Barcelona. Klubi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Aston Villën për huazimin e 29-vjeçarit deri në fund të sezonit.
Gjithashtu, Aston villa ka të drejtën e blerjes në fund të edicionit 2021/22.
Fabrizio Romano raporton tani se çmimi që klubet janë marrë vesh që Villa të paguajë në fund të sezonit nëse dëshiron ta mbajë Coutinhon, është 40 milionë euro.
Edhe pse jo klub i nivelit të Coutinhos, ky është një hap i madh për brazilianin pas dështimit te Barcelona, por edhe në huazim te Bayerni ku gjithashtu nuk tregoi ato që bënte në Premierligë.
Ai vitet e arta i pati në Premierligë me Liverpoolin ku kishte shënuar 54 gola në 201 paraqitje dhe kishte dhuruar shumë asiste, transmeton Gazeta Express.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...