Njësitet policore të stacionit jugu në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprat Dëmtim prone, vjedhje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe Gjyqtarin e Procedurës paraprakre, nga hetuesit policor është kryer një kontrollë/ bastisje në shtëpinë e të dyshuarit:
– M. C . mashkull, 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë:
-Pasije të ndryshme për modifikim/prodhim të çelësave,
-18 çelësa të modifikuar,paisje të ndryshme që dyshohet që janë përdorur për kryerjen e veprës
-një pistoletë me gaz “Walter”
-dy armë metali shkrepsë,
-dy thika për të cilat edhe është hapur rast si “Posedim I paautorizuar I armës” etj.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të procedohet më tej./arbresh.info/

Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave