Zhvillimet në PD, në selinë blu pritet të shkojë zv.ambasadori amerikan

12:47 | 6 Janar 2022
A Z

Zëvendës ambasadori amerikan Demian Smith pritet të mbërrijë në selinë e PD për një takim me kreu e PD Lulzim Basha.

Vizita e tij vjen pasi disa deputetë nga grupi i Rithemelimit të PD dhe të rinjtë e FRPD tentuan të hyjnë në seli, por dera ishte e mbyllur.

Në fjalën e tij para mediave, Aldo Bumçi tha se kishin caktuar një mbledhje pune me Gent Strazimirin dhe Ivi Kason ndaj zgjodhën ta bënin në PD.

Mbylljen e derës e cilësoi si kriminale dhe projekt për të zhdukur opozitën, por me bindje u shpreh se protesta e thirrur nga Berisha për ditën e shtunë do ta çlirojë këtë “bunker” dhe ta kthejë në shtëpinë e demokratëve./tch

Të ngjashme