Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja lidhur me atentatin kundër 36-vjeçarit Diego Hanajt. Në një njoftim për mediat autoritetet sqarojnë se në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.
Ndërkohë mësohet se po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të atentatit.
36-vjeçari Diego Hanaj u plagosur ditën e djeshme në hyrje të pallatit ku banonte. Ai u qëllua disa herë nga një automjet në lëvizje.
Për fat të mirë i riu ka marrë vetëm një plumb në dorë. Ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 3 gëzhoja./tvklan.al
Konjufca: UÇK bëri luftë të pastër, në zemër të saj nuk kish...
Ndarja e buxhetit shqyrtohet në tri komisione parlamentare
Ina eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
Trump mbledh më 19 shkurt Bordin e Paqes, Kryeministri Rama ...
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...