Shpend Ahmeti: Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave tregon mosnjohuri bazike

15:34 | 5 Janar 2022
A Z

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë.

Ky vendim nuk është pritur mirë e në mesin e personave që kanë kundërshtuar këtë vendim është edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti shkruan se, ndalimi i prodhimit të kriptovalutave tregon mosnjohuri bazike.

Reagimi i tij i plotë:

Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave për të kursyer rrymë tregon mosnjohuri bazike të procesit të Mining dhe blockchainit në përgjithësi.

Kriptovalutat duhet të rregullohen dhe mbikqyren, por vendimi i tillë vecse shkakton kosto të cilën qeveria nuk po e kupton./arbresh.info/

Të ngjashme