Një shtetas ka humbur jetën në përpjekjen e tij për të kaluar rrugën në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit-Manzë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40. Policia njofton se mjeti me drejtues shtetasin me iniciale R. Sh. ka përplasur këmbësorin shtetasin Sh. V. Viktima është rreth 70 vjeç dhe po ecte në rrugë kur është përplasur nga makina.
Nuk dihet nëse në rrugë ka pasur sinjalistikë rrugore apo nëse makina po qarkullonte me shpejtësi të lartë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kjo ngjarje shënon dhe aksidentin e parë me vdekje në Durrës për këtë vit./tch
Konjufca: UÇK bëri luftë të pastër, në zemër të saj nuk kish...
Ndarja e buxhetit shqyrtohet në tri komisione parlamentare
Ina eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
Trump mbledh më 19 shkurt Bordin e Paqes, Kryeministri Rama ...
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...