Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar në 19 vjetorin e vdekjes heroin e Kosovës, kolonel Tahir Zemajt së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.
Ajo tha se Kolonel Zemaj ishte njeriu që i doli zot vendit dhe në historinë e luftës çlirimtare do të kujtohet si strateg i betejës së lavdishme të Loxhës.
“Nëntëmbëdhjetë vjet nga vrasja e Heroit të Kosovës, kolonel Tahir Zemajt së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Kujtimi për ta nuk zbehet, sepse secili në mënyrën e vet, atdheut iu bë shërbëtor. Kolonel Zemaj ishte njeriu që i doli zot vendit dhe në historinë e luftës çlirimtare do të kujtohet si strateg i betejës së lavdishme të Loxhës. Mbetet peng zbulimi i vrasjes së tij, si më i rëndësishmi nderim që mund t’i bëhet!”, tha ajo.
Konjufca: UÇK bëri luftë të pastër, në zemër të saj nuk kish...
Ndarja e buxhetit shqyrtohet në tri komisione parlamentare
Ina eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
Trump mbledh më 19 shkurt Bordin e Paqes, Kryeministri Rama ...
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...