Inflacioni u rrit më së shumti në të paktën një dekadë në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, muajin e kaluar.
Kështu raportohet se qeveria e presidentit Recep Tajip Erdogan rriti ndjeshëm çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror mbarëkombëtar për vitin e ri, përcjell Klankosova.tv.
Çmimet u ritën gjithashtu për benzinën, sigurimin e makinave dhe disa tarifa për urat, për ekonominë që po përballet me inflacion në rritje dhe një krizë valutore që u shkaktua nga një seri uljesh të normave të interesit.
Autoriteti Rregullator i Tregut të Energjisë, duke përmendur inflacionin e lartë global të energjisë, tha se çmimet e rrymës u rritën deri në 125% për përdoruesit komercialë me kërkesë të lartë dhe me rreth 50% për familjet me kërkesë më të ulët për vitin 2022.
Shpërndarësi kombëtar BOTAS njoftoi se çmimet e gazit natyror u rritën me 25% për përdorim rezidencial dhe 50% për përdorim industrial në janar. Kurse për gjeneratorët rritja e çmimit ishte 15%, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Lira ra 44% të vlerës së saj kundrejt dollarit vitin e kaluar pas një rënieje që nga shtatori, kur banka qendrore, nën presionin e Erdoganit, filloi një seri uljesh të normave.
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash
Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit – le të ref...
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohsh...
NATO: Turqia, një aleat i fortë, një kontribuues i vlefshëm ...
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset s...
Ambasada Amerikane përkujton 18-vjetorin e njohjes së Kosovë...