Kryeministri Albin Kurti dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog kanë nënshkruar marrëveshje që ia mundëson Zyrës së BE-së në Kosovë vazhdimin e qëndrimit në kushtet e tanishme.
Tomas shkruan se është mirënjohës ndaj qeverisë dhe popullit të Kosovës për këtë shenjë vlerësimi për kontributin e BE-së për zhvillimin e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog.
“Nënshkrova marrëveshje me Albin Kurtin dje për t’ia mundësuar Zyrës së BE-së në Kosovë vazhdimin e qëndrimit në kushtet e tanishme. Mirënjohës ndaj qeverisë dhe popullit të Kosovës për këtë shenjë vlerësimi për kontributin e BE-së për zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyr...
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...
Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllok...
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...