Personat që përfitojnë të ardhura nga kriptovalutat, duhet të paguajnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale, sikurse çdo biznes tjetër.
Këtë ua ka rikujtuar edhe njëherë Administrata Tatimore e Kosovës, të cilët përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, kanë bërë të ditur që duhet të paraqiten këto obligime.
Postimi i plotë:
Të ardhurat e gjeneruara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme!
Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor.
Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë Tatimin dhe Kontributet Pensionale.
Me fokus të veçantë, ATK do të përqendrohet në identifikimin dhe trajtimin e personave, të cilët krijojnë të ardhura nga kriptovalutat.
Për personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale, ATK do të ndërmarrë masat sipas legjislacionit tatimor.
Administrata Tatimore e Kosovës, u bënë thirrje të gjithë personave që të deklarojnë të ardhurat e krijuara apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.
Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.
Pagesa e tatimit, siguron qëndrueshmëri të ekonomisë në vend./arbresh.info/

Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyr...
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...
Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllok...
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...