Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar për ndjekje penale, 67 numërues të cilët shkelën ligjin në zgjedhjet e 25 prillit. Numëruesit u kanë hequr apo shtuar vota kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
“Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 30 ditëve”, tha kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi.
Krahas kësaj, KQZ vendosi të kallëzojë penalisht 18 grupe numërimi, 67 anëtar në total. Numërues për deformim të vullnetit të zgjedhësve si edhe t’i kërkojë komisionit të ankimimeve dhe sanksioneve të marrë masë administrative për 32 sekrtarë KZAZ. Rastet e dyshimta KQZ i zbuloi pas verifikimit të materialeve zgjedhore ku u hapën materialet zgjedhore te 519 qendra votimi.
“Mbikëqyrja e procesit të kryqëzimit të të dhënave elektronike dhe biometrike të mbledhura nga pajisjet e indentifikimit të cilat u aplikuan në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021. Procesi i verfikimit paszgjedhor të kryqëzimit të të dhënave ka për qëllim të përcaktojë efektshmërinë e teknologjisë së përdorur dhe rrjedhimisht të ndihmojë KQZ në vendimmarrjen e saj për përdorimin në vijim të kësaj teknologjie. Procedura e verifikimi u administrua nga administrata e KQZ. Pas procesit të konsolidimit të të dhënave u identifikuan 1006 raste si të dyshimta. Gjatë procesit të kryqëzimit u konstatua se 20 individë me identitet të njëjtë janë identifikuar nga pajisja elektronike e identifikimit PEI në dy qendra votimi të ndryshëm dhe për këtë rast do të referohet edhe kallëzim penal në prokurori”.
Gjithashtu, KQZ vendosi të kallëzojë penalisht të gjitha rastet e dyshimta ku shenja biometrike e një personi është gjetur në dy qendra votimi të ndryshme në pajisjen e identifikimit elektronik. Bëhet fjalë për 448 raste të dyshimta. Pra e njëjta shenjë gishti është skanuar nga Pajisjet Elektronike të Identifikimit në orarë të ndryshme për 2 persona të ndryshëm, d.m.th, 1 shenjë gishti lidhet me 2 persona.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një prononcim për mediat deklaroi se KQZ do të çojë për ndjekje penale në prokurori 67 anëtarë të grupeve të numërimit në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai tha se në dy qendra votimi janë identifikuar 20 raste të votimeve të shumëfishta.
“Në total janë 67 anëtarë të grupeve të numërimit, emrat e të cilëve do të referohen në organin e prokurorisë. Të gjitha shkeljet që i kemi vlerësuar si shkelje penale, kanë të bëjnë me diferenca në fletët e votimit, apo në rezultatin e votimit për kandidatin, jo për partinë. Ne s’kemi në kushte as për të hetuar dhe verifikuar për këta anëtarë, që janë apo jo përgjegjës për këtë parregullsi. Do i takojë organit të prokurorisë për të parë që nesër janë të 4 anëtarët e grupit përgjegjës, apo vetëm njëri prej tyre. të 4 janë përgjegjës para ligjit. Janë 20 raste kur kemi parë votim të shumëfishtë. janë në 2 qendra votimi këto raste”, tha Celibashi./tch
Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyr...
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...
Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllok...
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...