Ardian Braho, prokurori i cili hetoi vrasjen e Klodian Rashës, u shkarkua këtë të hënë nga shkalla e parë e Vettingut.
Me shumicë votash, dy pro dhe një kundër, Braho u shkarkua për probleme me pasurinë.
Braho ishte prokurori i çështjes së vrasjes së të riut Klodian Rasha, nga polici Nevaldo Hajdaraj, ngjarje e ndodhur 8 dhjetorin e vitit të kaluar në Tiranë.
Hajdaraj u dënua me 15 vjet burgim për vrasjen e Rashës, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vjet. I dënuari ka apeluar vendimin, por këtë gjë e ka bërë edhe prokuroria, që kishte kërkuar dënimin me 20 vjet të ish-policit.
Vrasja e 25 vjeçarit shkaktoi reagim të madh dhe protesta të shumta në Tiranë për disa ditë me radhë, në fund të të cilave ministri i Brendshëm i kohës, Sandër Lleshaj, dha dorëheqjen.
Ndërsa babai i viktimës deklaroi pas vendimit se djali i tij ishte vrarë nga një sekt i dhunshëm, duke iu referuar Policisë së Shtetit./ TCh/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...