Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ali Gashi, priti në takim Atashenë e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Kimberly Riffe dhe këshilltaren e programit për Sherbimin Korrektues, Pamela Wallace, me të cilat diskutuan lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes SHKK-së dhe ICITAP-it.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Gashi, e njoftoi Atashejen, Riffe, për punën, sfidat dhe të arriturat e SHKK-së, e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po i jep Shërbimit Korrektues të Kosovës përmes ICITAP.
Gjatë takimit, znj. Riffe, tha se ICITAP do të vazhdoi ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, sidomos në ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit, veçanërisht stafit të Njësisë së Inteligjencës.
ICITAP përmes donacioneve dhe trajnimeve të ndryshme ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështes zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi i cili është i vetqëndrueshëm, i sigurtë dhe i pavarur. /arbresh.info
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...
Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Gl...
Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindje...
Stavileci, PDK: Gjysmë ore kohë për të votuar, hap vendimtar...
Prokuroria jep detaje për arrrestimin e Millosh Steviq për n...