11 persona kërcënojnë të hidhen nga një pallat 9 katësh në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar në zonën e “Misto Mames”.
Raportohet se shkak për veprimet e këtyre banorëve janë bërë mosmarrëveshjet me ndërtuesin e pallatit që po ndërtohet në tokën ku ata kanë patur shtëpitë e tyre. Banorët pretendojnë se janë mashtruar nga ndërtuesi i pallatit.
Sipas tyre , ndërtuesi i pallatit nuk i është përmbajtur marrëveshjes së bërë më herët, për tu dhënë apartamente në pallat, në këmbim të tokës.
Ata thone se kanë 10 vite që paguajnë qeranë dhe kërkojnë tu njihet nga pronari.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po tenton të negociojë me banorët për bërë të mundur zbritjen e tyre nga tarraca e pallatit.
Kjo nuk është hera e parë që këta banorë tërheqin vëmendjen lidhur me këtë çështje.
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...