Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHGSHKK) ka mbajtur sot Kuvendin e Dytë Zgjedhor.
Ish-kryetarja e kësaj shoqate, Zyrafete Imeraj e hapi kuvendin ku edhe prezantoi raportin mbi aktivitetet e zhvilluara në periudhën në mes të Kuvendit themelues dhe të këtij Kuvendi Zgjedhor, transmeton arbresh.info
Në këtë mbledhje u zgjedhën organet udhëheqëse të shoqatës, kurse Zana Sinani me shumicë të votave është zgjedhur kryetare e re e SHGSHKK-së.
Njoftimi i plotë:
Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHGSHKK), e mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Korrektuese dhe OSBE, në përputhje me dispozitat e statutit të saj, sot ka mbajtur Kuvendin e Dytë Zgjedhor.
Kuvendin e hapi, ish kryetarja e Shoqatës, Zyrafete Imeraj, e cila prezantoi raportin mbi aktivitetet e zhvilluara në periudhën në mes të Kuvendit themelues dhe të këtij Kuvendi Zgjedhor.
Në pjesën zgjedhore të punimeve të këtij Kuvendi u zgjedhën edhe organet udhëheqëse të Shoqatës, ndërsa me shumicë votash kryetare e re e SHGSHKK-së u zgjedh, znj. Zana Sinani.

Në këtë takim fjalë përshëndetëse pati edhe kryetarja e re e SHGSHKK-së, znj. Sinani, e cila fillimisht i ka falënderuar anëtaret e kësaj shoqate për besimin e dhënë duke i siguruar ato se do të kenë mbështetje morale e profesionale në angazhimet e tyre të përbashkëta.
Sinani vuri theksin edhe tek sfidat me të cilat ballafaqohet gruaja në institucionet korrektuese dhe shtoi se aktivitetet e ndërmarra nga gratë në SHKK do të jenë të një rëndësie të veçantë, ngase zëri i gruas është ai i cili duhet ta përçoj vullnetin e të gjitha grave të SHKK-së.
Takimin e përshëndeti edhe Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Ali Gashi, i cili premtoi mbështetje dhe bashkëpunim me sindikatën e SHGSHKK-së, njëherit shprehi përkrahje të parezervë ndaj përfaqësimit të gruas në institucionet korrektuese./arbresh.info/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...