U.d e shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosja, Mimnoza Kusari-Lila tha se AAK-ja nuk e ka seriozisht iniciativën për të thirrur në interpelancë ministrin e Financave, Hekuran Murati për faljen e gjobave të pandemisë, shkruan arbresh.info.
“Sikur ta kishte seriozisht AAK-ja këtë iniciativë do të thërriste debat parlamentar. Për këtë temë ata si grup parlamentar i kanë vetëm tetë minuta diskutim. Bazuar në numrin e deputëtve që kanë. Në rrethana të tilla do të ishte më lehtë dy, tri deklarime jashtë rendit të ditës, pesë minuta në emër të grupit,. Tre minuta një deputet dhe e kishi trajtu”, deklaroi Mimoza Kusari-Lila
Sipas saj, AAK-ja nuk e ka trajtuar me seriozitet këtë temë. Deputetja e VV-së iu përgjigj Tahirit edhe për çështjen e agresivitetit të qeverisë të treguar për gastronominë.
“Serioziteti juaj nuk është treguar vetëm në mënyrën se si e keni trajtuar temën, se e lehtë është. Përveç se qasja për këtë format të diskutimit, për gjobat ndaj gastronomisë, është edhe përmbajtja e tekstit të interpelancës. Pasaktësi është që gastronomia nuk është mbyllur për 12 ditë por është kufizuar. Të mbyllura kanë qenë hoteleria, sallat e dasmave. Virusi ka qenë agresiv ndaj mbledhive, qeveria nuk ka qenë agresive ndaj gastronomisë”, ka thënë ajo.
Kusari-Lila ka përmendur edhe një takim në mes të Ramush Haradinajt dhe gastronomeve në një lokal në Deçan. Ajo i ka kërkuar llogari Haradinajt se kush e ka paguar faturën e asaj darke.
“Takimi ka ndodhë më 9 maj 25021, kur kanë qenë masat ende në fuqi. Edhe z.Haradinaj i ka publikuar fotografitë. Nuk ka as maska , as distancë, as asgjë, madje edhe faturën e asaj darke po më intereson se a e kanë paguar gastronomet apo ia kanë lënë komunës s ë Deçanit, sepse edhe kryetari ishte aty”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Ndërprerja e energjisë “Te Qafa” në Prishtinë, s...
Numërohet 83 % e votave me postë, prin VV
Adam Wharton drejt Real Madridit
Ky person po kërkohet për vjedhje, lajmërojeni policinë nëse...
Hargreaves zbulon listën e dëshirave për 2026, njëra nga to ...
Ramosaj vendos t’i ndihmojë me nga 500 euro personat me sëmu...