Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar disa fotografi të nënkalimeve në kryeqytet të cilat janë renovuar.
Ahmeti ka thënë se arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane kur aplikohet në hapësirat e nënkalimeve i bën më atraktive për të i shfrytëzuar, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë nga Shpend Ahmeti:
Arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane e kur aplikohet në hapësirat e nënkalimeve i bën më atraktive për të i shfrytëzuar.
Tashmë kanë përfunduar të gjitha punimet e renovimit të nënkalimit në Kalabri përballë Qendrës Klinike Universitare, pjesë e projektit të Drejtorisë për Shërbime Publike që filloi vitin e kaluar.
Punime për rregullim dhe renovim po bëhen edhe te nënkalimet në Kalabri/Dardania, te Xhamia e Llapit dhe në Bardhosh.
Shfrytëzimi i nënkalimeve është i rëndësishëm dhe ndikon në rritjen e sigurisë të këmbësorëve, sidomos në pjesët e Prishtinës ku kemi qarkullim të madh të trafikut.
Adam Wharton drejt Real Madridit
Ky person po kërkohet për vjedhje, lajmërojeni policinë nëse...
Hargreaves zbulon listën e dëshirave për 2026, njëra nga to ...
Ramosaj vendos t’i ndihmojë me nga 500 euro personat me sëmu...
10 të dënuar për ngacmim kibernetik kundër Brigitte Macron
Digjet një objekt pranë stadiumit, nuk ka të lënduar