Ronald Koeman tha se Barcelonës i mungoi një sulmues target në fitoren 1:0 kundër Huesca, prandaj iu ka kërkuar drejtuesve të klubit ta afrojnë një sulmues të ri në janar.
Barcelona e shënoi vetëm një gol nga hiç më pak se 20 goditje në portë kundër Huescas të dielën, transmeton Gazeta Express.
Lionel Messi u kthye në skuadrën e Barcelonës në këtë ndeshjes, pasi e kaloi lëndimin e nyjës së këmbës dhe Koeman zgjodhi të luajë me të në sulm përkrah Martin Braithëaite dhe Ousmane Dembele.
Kjo treshe i pati 15 goditje së bashku por iu desh Frenkie de Jongut ta shënonte golin e fitores.
Koeman, i cili e futi Antoine Griezmannin në lojë në vend të Braithwaite nëntë minuta para fundit, e pranoi se po i mungon një sulmues natyral i cili mund të luajë në qendër.
“Unë i besoj çdo lojtari në skuadrën tonë. Por nëse vendosim të luajmë me tre mesfushorë, atëherë nuk ka vend për tre sulmues”, tha Koeman.
“Neve po na mungon një sulmues 9-sh në këto ndeshje, por kjo nuk ka të bëjë asgjë me zëvendësimin e Griezmann. Kemi shumë lojë dhe na duhen të gjithë lojtarët”, shtoi ai.
“E kemi thënë shumë herë, në fillim të sezonit, se kemi nevojë për një sulmues për të pasur konkurrencë më të madhe dhe për të shënuar më shumë gola”.
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri