Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë sot se nuk do të lejojë që të hiqet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.
Po ashtu ai ka shtuar se nuk do të lejoj që Bosnja dhe Hercegovina të njohë Kosovën.
“Ne nuk mund të lejojmë dikë të sfidojë Republika Srpska, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani, dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen”, ka thënë Daçiq në një intervistë për Srna.
Deklarata të tilla nga Daçiq janë bërë të vazhdueshme. Ndërkohë, kur mbante postin e ministrit të Jashtëm ka bërë përpjekje që të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Parashikimi i horoskopit, çfarë kanë rezervuar yjet për shen...
Tensione me Iranin, SHBA dislokon aeroplanë luftarakë në Por...
Moti sot i ftohtë në Kosovë
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash