Bastisen dy shtëpi në Gjilan, konfiskohen kokainë e armë

11:13 | 4 Janar 2021
A Z

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Gjilan, pasi që momentin kur janë ndaluar me veturën e tyre me targa vendore kanë kundërshtuar zyrtarët policorë me ç ‘rast njëri nga të dyshuarit dhe një zyrtar policore kanë pësuar lëndime trupore.

Pas kësaj të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit dhe janë liruar, raporton arbresh.info

Ky është njoftimi i plotë i PK-së:

Rr. Idriz Seferi, Gjilan 03.01.2021 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pasi janë ndalur me veturën e tyre me targa vendore i kanë kundërshtuar zyrtarët policor me ç’rast njëri nga të dyshuarit dhe një zyrtar policor pësojnë lëndime për çka edhe marrin tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit dhe më pas lirohen. Me urdhër të gjyqtarit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar: 2.7 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 0.7 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 402 (katër qind e dy) €, një pistoletë me gas, një karikator me katër fishek me gas, një peshore digjitale, katër qese te plasmanit me fotrolla të telefonit dhe një kofë plastike me fotrolla të telefonit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme