18 vjet nga vrasja e Tahir, Enis dhe Hasan Zemajt: Isa Mustafa kërkon që kriminelët të dalin para drejtësisë

09:46 | 4 Janar 2021
A Z

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar sot kolonelin, Tahir Xemaj dhe dy djemtë e tij Enis Zemajn dhe Hasan Zemaj.

Mustafa tha se Tahir Zemaj ishte një profil i lartë ushtarak, i shkolluar dhe shumë i përgatitur për taktika lufte, të cilat i jetësoi duke u inkuadruar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithashtu Mustafa tha se ai pas vetes afroi djemtë më të mirë të Dukagjinit, me idealin e vetëm, çlirimin e Kosovës.

Tutje ai theksoi se për vrasjen tronditëse të tij tash e gati dy dekada nuk dihet asgjë teksa LDK, familjarët dhe të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët kërkojnë që kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Postimi i plotë:

Më 4 janar të vitit 2003 Kosova u trondit nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e Kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, kryetar i FRLDK-së në Deçan.

Tahir Zemaj, ishte një profil i lartë ushtarak, i shkolluar dhe shumë i përgatitur për taktika lufte, të cilat i jetësoi duke u inkuadruar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai pas vetes afroi djemtë më të mirë të Dukagjinit, me idealin e vetëm çlirimin, e Kosovës.

Kolonel Tahir Zemaj, ishte një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, aktivist dhe i pandalshëm dhe njeri i afërt i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Për vrasjen tronditëse tash e gati dy dekada nuk dihet asgjë, ndërsa ne si LDK, familjarët dhe të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre kërkojmë që kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Sot, në 18 vjetorin e vrasjes makabre të Kolonel Tahir Zemaj, djalit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, ne si Lidhje Demokratike e Kosovës i kujtojmë me nder dhe krenari këta protagonistë të çështjes kombëtare.

Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel Tahir Zemaj, Enis Zemaj dhe Hasan Zemaj!.

Të ngjashme