Nënkryetari i LDK’së, njëherësh edhe Ministër i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka kërkuar shtim të angazhimit nga kryetarët e nëndegëve të Lidhjes Demokratike në Podujevë.
“Në dy takime të ndara, sot takova kryetarët e nëndegëve të LDK-Podujevë, ku kërkova rritje të angazhimit dhe mobilizim për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat padyshim do të rikonfirmohemi si forca kryesore politike”, ka shkruar Veliu në ‘Facebook’.
“Do të punojmë bashkë dhe duke i kanalizuar të gjitha kapacitetet tona për ta arritur fitoren e LDK-së dhe të Kosovës”, ka shtuar tutje ai.
Gjykata Kushtetuese, me shpalljen e aktvendimit për votën e Etem Arifit si të jashtëligjshme, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje qendrore.
Veliu ka shërbyer për një kohë të gjatë si kryetar në Komunën e Podujevës.

Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Presidenti iranian: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit nga fu...
Maqedonci: Mundësitë për antarësimin e Kosovës në NATO, shum...