Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, para fillimit të takimit me Spezian ka folur për disa çështje.
Teksa vlerësoi sezonin, ai foli për situatën e Radja Nainggolan që çdo ditë e më shumë është larg Interit.
Ausiolio foli edhe për emrin që po lakohet më së shumti në këto ditë, Papu Gomez.
“Ne kemi biseduar me Nainggolanin e përtej ndonjë dëmtimi ai gjithmonë ka punuar mirë, është një profesionist shembullor. Ai dëshiron të luajë, ne do ta trajtojmë këtë çështje javën tjetër, por nuk po i dhurojmë asgjë askujt. Nëse mund ta kënaqim, do ta bëjmë”, u shpreh ai.
“Papu Gomez? Le të qëndrojmë larg këtyre diskutimeve, që nuk na përkasin. Sigurisht që kemi respekt për lojtarin”.
Shkoi për të punuar në hidrocentral, vdes në Maliq inxhinier...
Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 pë...
Tragjedi në Itali: 2-vjeçari ndërron jetë pas transplantit t...
Hungaria bllokon kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së pë...
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...