Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti i është përgjigjur presidentit serb, Aleksandër Vuciq, lidhur me deklaratat e tij se sa është ai president, Serbia nuk do ta njoh Kosovën.
Sipas Hotit nuk do të ketë as marrëveshje finale me Serbinë pa pasur njohje reciproke.
Postimi i plotë:
Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke
Kosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së. Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje.
Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...
Sanohen defektet teknike, treni Pejë-Prishtinë rikthehet në ...
Dyshonin se bënte magji, 4 persona në Indi sulmojnë për vdek...