Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se deklarata e presidentit Vuçiq se Serbia nuk do ta njeh Kosovën deri në prill 2022, ngre dy hipoteza të përbashkëta.
Sipas kryediplomates kosovare deklarata e tillë do të thotë se Serbia përjashton veten nga procesi i dialogut deri më 2022 dhe se ndërmjetësuesi i BE’së beson se normalizimi i plotë nuk do të thotë domosdosmërisht njohje reciproke.
“Deklarata se Serbia nuk do ta njeh Kosovën deri në prill 2022 ngre dy hipoteza të përbashkëta ekskluzive. Serbia përjashton vetveten nga procesi i dialogut i lehtësuar nga BE’ja deri më 2022 ose ndërmjetësuesi beson se ‘normalizimi i plotë’ nuk nënkupton domosdoshmërisht njohje reciproke”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të ndodhë derisa ai të jetë President. Mandati i tij është deri më 22 prill të 2022’ës.
Vuçiq i bëri këto deklarime në televizionin serb ‘Prva’, i cili e la mundësinë e hapur të ndodh një gjë e tillë tek pasuesit e tij në postin e presidentit.
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...
Sanohen defektet teknike, treni Pejë-Prishtinë rikthehet në ...
Dyshonin se bënte magji, 4 persona në Indi sulmojnë për vdek...